Vetëm 87 raste aktive në total/ Cilat janë dy qarqet që kanë mposhtur koronavirusin në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua vetëm 1 i infektuar me koronavirus, ndërsa nuk pati asnjë të vdekur.

Situata është nën kontroll, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë vetëm 87 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pas Gjirokastrës, edhe Fieri ka dalë nga harta e koronavirusit. Numrin më të lartë të rasteve aktive e mban Tirana, me 28 raste e ndjekur nga Shkodra me 26 raste.

Durrësi ka 10 raste aktive, i ndjekur nga Lezha me 7 raste dhe Berati me 6 raste. Elbasani ka vetëm 4 raste, ndërsa Dibra dhe Kukësi nga 2 raste.

Në Korçë dhe Vlorë ka vetëm 1 rast aktiv për qark.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 2 455 persona./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT