“Negociatat”/ Burimi: Në shtator kemi edhe një krizë tjetër, përplasjen e çiftit Meta-Berisha me SHBA

“As këtë herë nuk ka negociata”, ishte tema e ditës së sotme në Breaking në TopNews, ku të ftuar ishin gazetari Genc Burimi dhe analisti shqiptar nga Maqedonia Sefer Selimi. Gazetari Burimi us hpreh se vendet anëtare të BE, të gatshme për Shqipërinë, në 2019 Maqedoninë e Veriut nuk ishte peng i Shqipërisë. Ai tha se
“Vendet anëtare të BE, të gatshme për Shqipërinë, në 2019 Maqedoninë e Veriut nuk ishte peng i Shqipërisë. Asokohe ishte Franca ajo që e bllokoi Shqipërinë, pasi sot Shqipëria është më pak e gatshme si Maqedonia e Veriut. Më duket klishe që fajin e ka Europa, pasi edhe Bullgaria është anëtare e BE-s, pasi Maqedonia duhet të njohë statusin e komunitetit bullgar. Ndarja do bëhet automatikisht, në shtator do kemi një krizë të marrëdhënive çiftit Berisha-Meta. SHBA e futi në listën e zezë që të mos kishte trazira dhe i mbyllën gojën, tha Burimi.
Selimi: Maqedonia më herët ka qenë peng i Shqipërisë, shtetet duhen vlerësuar. Problemi qëndron te Këshilli Europian, te vendet anëtare. Problemi i Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është aq laik se ju mendoni, problemi nuk qendron tek ne por tek vendet e BE. Bullgaria I vetmi vend që bëhet pengesë, unë jam që shtetet të kenë një qasje individuale. Pasi nuk duhet të ketë dilema, që shtetet të jenë peng I njera-tjetrës, tha Selimi.