Gazetari: Në shtator do të kemi një krizë të marrëdhënieve të çiftit Berisha-Meta

Gazetari Genc Burimi dhe analisti Sefer Selimi diskutuan sot në emisionin ‘Breaking’ për shtyrjen nga BE të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

“Vendet anëtare të BE, të gatshme për Shqipërinë, në 2019 Maqedonia e Veriut nuk ishte peng i Shqipërisë. Asokohe ishte Franca ajo që e bllokoi Shqipërinë, pasi  sot Shqipëria është më pak e gatshme si Maqedonia e Veriut.

  Më duket klishe që fajin e ka Europa, pasi edhe Bullgaria është anëtare e BE-s, pasi Maqedonia duhet të njohë statusin e komunitetit bullgar. Ndarja do bëhet automatikisht, në shtator do kemi një krizë të marrëdhënieve çiftit Berisha-Meta. SHBA e futi në listën e zezë që të mos kishte trazira dhe i mbyllën gojën”, tha Burimi.

Selimi: Maqedonia më herët ka qenë peng i Shqipërisë, shtetet duhen vlerësuar.  Problemi qëndron te Këshilli Europian, te vendet anëtare.  Problemi  i Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është aq laik se ju mendoni, problemi nuk qëndron tek ne por tek vendet e BE.  Bullgaria i vetmi vend që bëhet pengesë, unë jam që shtetet të kenë një qasje individuale. Pasi nuk duhet të ketë dilema, që shtetet të jenë peng i njëra-tjetrës”, tha Selimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT