“Të përsëriten zgjedhjet”/ Jenisheri “shpresat” tek Meta: Në shtator do kemi një situatë si ajo e 1997

Në seancën e sotme deputeti, Selami Jenishehri nuk i ndali deklaratat e papritura duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997.

“Komisioni zgjedhor ka lënë pa votuar 1.5 milionë emigrantë shqiptarë. Shpresoj që presidenti nuk do ti certifikoj zgjedhjet, pasi është shkelur neni i kodit zgjedhor. Nuk ka parlament dhe qeveri legjitime. Duhet të përsëriten zgjedhjet pasi janë të pavlefshme.

Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament Duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997, u shpreh Jenisheri./Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT