“Ishin treshe, u bënë dyshe në krevat”, Ralf Gjoni aludon për paktin PD-PS

Deputeti Ralf Gjoni ka ironizuar në sallën e parlamentit bashkëpunimin mes PS-së dhe PD-së. Sipas tij, PS dhe PD shmangën LSI-në dhe se tashmë ato bashkëpunojnë të dy së bashku,.
“Ishin treshe, tani do të futen dyshe në krevat, kaq qesharake është bërë kjo. Këta që do të hyjnë në parlament, do të jenë kampionët e integrimit. E kampionatët burojnë nga krevati, ku dy partitë rrotullohen dyshe, jo treshe tashmë”, tha Gjoni.
Ai theksoi se futja e tyre në parlament si opozitë ia prishi lojën e tyre treshe në krevat, përkohësisht. Gjoni foli dhe për refuzimin e BE-së për vendimin për negociatat.
“Kemi vite që BE i referohemi si familje evropiane. Kjo nuk është më familje ky është një klub publik që po tallen me të ardhmen e popullit të Ballkanit, është e turpshme venidmi i BE-së për të penguar vazhdimin e negociatave për Shqiprinë dhe Maqedoninë, është i turpshëm dhe nuk duhet toleruar nga ana jonë”, theksoi Gjoni.