Thellohet krisja mes Bashës dhe çiftit Meta-Kryemadhi, kreu i PD i shmang në festën e ambasadës britanike, pas 25 prillit ndarje totale mes palëve

Zgjedhjet e 25 prillit duket se kanë vulosur divorcin mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. LSI pësoi një disfatë shumë të thellë dhe të shumtë kanë qenë ata që shprehen se në këtë disfatë kontribuoi dhe PD. Basha nuk pranoi lista të përbashkëta dhe kjo solli shpartallimin e LSI.

Të gjithë këto kanë ftohur raportet mes Bashës dhe presidentit Meta, apo dhe me bashkëshorten e këtij të fundit. Sinjalet janë dhënë më 17 qershor, ku Meta dhe Basha kanë qenë të ftuar në një aktivitet të mbajtur nga ambasada britanike. Në këtë datë ambasada ka organizuar një festë me rastin e 95 vjetorit të Mbretëreshës së Britanisë. Aty kanë qenë të ftuar shumë personalitete, mes të cilëve kryedemokrati Basha, presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ambasadorja e SHBA, gazetarë, deputetë të PS e PD dhe personalitete të ndryshme.

Kryeministri Rama nuk ka qenë i pranishëm. Por një burim nga takimi në fjalë i tha gazetës se nuk ka pasur asnjë shtrëngim duarsh dhe afrimitet mes kryedemokratit Basha dhe presidentit Meta. Lideri demokrat Basha është parë kryesisht në shoqërinë e Princit Leka, ndërsa Meta ka qenë në cepin tjetër të ambientit. Ajo që është vënë re është se Basha ka qenë tërësisht i distancuar nga Meta e Kryemadhi duke mos pasur asnjë bisedë me ta, ndërsa po ashtu edhe socialistë kanë qenë të distancuar tërësisht prej tij.

PD e LSI hynë në një koalicion të përbashkët më 25 prill dhe kjo distancë mes tyre tregon se divorci është firmosur. Meta pas zgjedhjeve ka lëshuar kunja ndaj Bashës, ndërkohë Monika Kryemadhi e akuzoi se nuk duhej të digjnin mandatet. Pra sinjalet janë se PD dhe LSI me shumë gjasë nuk do jenë bashkë në Parlament. Ndërkohë po ashtu edhe raportet personale Basha-Meta janë krisur.

Mesazhet e Metës dhe Kryemadhit

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, LSI nisi të fajësojë edhe PD për disfatën që pësoi. Vetë Meta në një konferencë shtypi sulmoi drejtpërdrejt Bashën. “Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë dhe e përjashtoj veten time në mënyrë kategorike nga ajo gjë që ka ndodhur atë ditë që unë kam qenë Gjermani dhe më pas, është një nga faqet më të errëta, më të zeza në dy vite e ca, ai Kuvend.

E faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje që i dhanë Shqipërisë këtë gjë dhe që e nxorën Presidentin e Republikës në pritë, jo Ilir Metën. Sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën e Shqipërisë”, tha presidenti. Nga ana tjetër edhe Monika Kryemadhi pak ditë pas zgjedhjeve goditi Bashën për djegien e mandateve. Ajo i kërkoi falje Metës duke u distancuar nga PD. “Makineria mediatike, politike-oligarkike kundër LSI që nuk ndaloi që në momentin ne zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat, që nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhje dhe dashje pa dashje i dhamë Ramës të gjitha pushtetet”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT