Zgjedhjet lokale drejt Venecias: Meta nxjerr videon me 10 argumentet: Kurrë më votime moniste

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i drejtohet komisionit të Venecias në lidhje me vlerësimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Pas këtij vendimi, ka reguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili me anë të postimit të një videoje e cilëson 30 qershorin si votime moniste
“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo”, shkruan presidenti.
Më pas në këtë video jep vlerësimet e vendimet GJEDNJ-së, duke e lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit duke theksuar se në 35 bashki u votua vetëm me një kandidat.