Çfarë parashikon ligji/ Sa vite burg do të kryejë “kamikazi” i rrugëve që u mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi?

Katër persona nga e njëjta familjen humben jetën sot në Shqipëri, si pasojë e papërgjegjshmërisë se një të riu, i cili i përplasi me “Audin” e tij luksoz nga pas, teksa udhëtonte me shpejtësi marramendëse.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim në rrjet, duke nxjerr në pah edhe një herë sa të pasigurtë jemi të gjithë në rrugë.
Igli Medani, drejtuesi i mjetit luksoz tip ‘Audi’, sipas ligjit rrezikon të dënohet nga 5-20 vite burg. Sipas Kodit Rrugor të Shqipërisë,në nenin 20 të tij, thuhet se kur nga shkelja e qarkullimit rrugor është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.
Neni 290/ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor
(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet./Gazeta SHQIP