Spektakël! S’e di se si…/ Rama në Vlorë inspekton punimet, injoron Dritan Lelin: Prit që të hapet.. (Video)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë. Kreu i qeverisë ka kërkuar më shumë informacion rreth projektit.

“Spektakël është, dhe se si u hap gjithë kjo hapësirë. Dukej e pamundur që të kishte kaq hapësirë. Nga Sheshi i Flamurit deri tek Tuneli, ti ecën në këmbë pa ndërprerje ose me biçikletë. Super është, dhe prit që të hapet ajo tjetra aty”, tha Rama.

Ajo që pa dje dhe sot është injorimi që i ka bërë, kryeministri kreut të bashkisë së Vlorës Dritan Leli duke mos e qenë prezent në këtë inspektim.

Tashmë zyrtarizimi i luftës së Ramës, PS ndaj Dritan Lelit sapo na u konfirmua nga vetë kryeministri.

Në prani të Ramës janë shfaqur deputeti Damian Gjiknuri dhe zv,kryetari i bashkisë Vlorë Afrim Qendro i cili burime pranë PS thonë që do të jetë zëvendësuesi i Lelit në Vlorë.

Kujtojmë se përplasja e Ramës me Lelin nisi kur kreu i bashkisë Vlorë nuk pranoi të vendosej në listë e deputetëve pë Vlorën.

Kjo ishte edhe hapja e plagës së luftës e cila sapo ka nisur midis PS dhe Dritan Lelit/Gazeta Shqip

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT