(Video) Aksidenti tragjik ku u shua familja Gushi/ Policia “zbarkon” në autostradën e Vlorës: Për pak orë 30 gjoba

Një ditë pas aksidentit tragjik ku u “shua” familja Gushi njësia operacionale e Tiranës ka zbarkuar në Vlorë, për të kryer kontrolle në autostradën Levan-Vlorë, ku edhe ndodhi aksidenti fatal.

Kontrollet me radarë kanë nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa deri më tani numërohen rreth 30 gjoba të vendosura për tejkalim të shpejtësisë.

Limiti i shpejtësisë në autostradën  Levan-Vlorë është 110 km në orë, por kjo nuk “e ndaloi” 22-vjeçarin, Igli Madani, që me automjetin e tij 100 mijë eurosh të ecte me shpejtësi skëterrë në rrugë, deri sa bëri gjëmën dhe shkaktoi vdekjen e katër personave.

Mjeti “Audi A8” që kishte 22 me një shpejtësi prej 150 kilometra mund të ndalonte dhe familja mund të kishte shpëtuar. Por shpejtësia skëterrë mbi 200 kilometra/h nuk has frenim në moment në mjetet e rënda sikur kishte 22 vjeçari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT