‘Lufta’ për plazhet/ “Ka rënë zjarr”, reagimi i policisë për djegien e 60 shezlongëve në jug

Pas ngjarjes në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.

Sipas policisë, në Drimadhes janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të një shtetasi me iniciale B.D.

“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D”, thuhet një njoftimin shkurt të policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT