Miqtë e saj të fëmijërisë vijnë për vizitë, Yuri Kim merr hartën dhe u tregon Shqipërinë (FOTO)

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim duket se ka krijuar një lidhje të fortë me Shqipërinë, ndërsa shpesh ka deklaruar se është e magjepsuar nga bukuritë e vendit dhe mikpritja e shqiptarëve.
Dhë së fundmi, vendin tonë duket se ua ka sugjeruar edhe miqve të saj të fëmijërisë.
Kim ka publikuar në Instagram një foto në makinë, ku shfaqet me hartën e Shqipërisë përpara dhe tregon se disa miq të fëmijërisë kanë ardhur për vizitë dhe ajo po i shëtit në vend.
Diplomatja ka marrë rolin e një guide për vizitorët nga Guami.
“Disa nga miqtë e mi të fëmijërisë (ne jemi rritur së bashku në Guam) kanë ardhur për vizitë dhe unë po i shëtis përreth… ”, shkruan ambasadorja./Gazeta SHQIP