Haradinaj: Kosova e vogël, nuk mund të ndahet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka bërë të qartë se nuk ka ndarje të Kosovës. Ai ka refuzuar të flasë lidhur me idetë e fundit për ndarje të mundshme të territorit të Kosovës, transmeton RTK.
I pyetur nga gazetarët, Haradinaj tha: “Cilës Kosovë, Kosova edhe ashtu është e vogël, s’ka ndarje”.
Këto komente Haradinaj i bëri në hapjen e panairit të prodhimeve vendore në Ferizaj, ku po marrin pjesë kompani shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia/ZgjohuShqiptar.info