“Policia mer para”/ Pastori Pano: Kemi të bëjmë me një ’97 të dytë në Shkodër

“Policia mer para kur vë gjoba” tha patori Akil Pano i cili ishte i ftuar ditën e sotme në emisioin “Breaking” në TopNews.
Pastori shtoi më tej se ligji duhet ti japi të drejtën e barazisë të gjithëve dhe duhet të distancohemi këto ngjarje. Duket sikur kemi të bëjmë me një 97 të dytë në Shkodër
“Policia e shteti ka njerëz me integritet moral, kemi policë të mirë por politika po i destabilizon. Nuk duhet kur ndodh ngjarja dhe më pas policia del në terren, një pjes e policisë merr para të rinjve për tejkalim shpejtësie. Ligji duhet ti japi të drejtën e barazisë të gjithëve dhe duhet të distancohemi këto ngjarje. Duket sikur kemi të bëjmë me një 97 të dytë në Shkodër”, tha pastori Akil Pano./Shqip