“Hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Rama i rikthehet sloganit: Largimi i Veliut? O Zot i madh, o Zot i madh

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer shprehjes së tij, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, teksa iu referohet vrasjeve për shkak të konflikteve të drogës në Shqipëri.
I pyetur nga gazetarët se a parashikon reformimi i thellë i policisë largimin e drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, Rama la të kuptohej se jo. Madje kryeministri e mori në mbrojtje Veliun, duke thënë se nëse pas çdo ngjarjeje do shkarkoheshin zyrtarët, nuk do mbeste askush në detyrë.
Sipas tij policia është në krye të detyrës, ndërsa ngjarjeve kriminale në Vlorë dhe Elbasan ju referua si “ngrenie kokash mes kriminelëve”.
“O Zot i madh, o Zot i madh, nuk di…. Rastet e rënda shikohen në kontekts. Nëse do niseshim nga rastet për të hequr njerëzit, nuk do kishte mbetur askush në detyre. Policia nuk është në asnjë rast problematike. Nuk ka asnjë problematikë më të madhe sesa përpara këtyre ngjarjeve kur gjërat ishin normale. Nëse i referohemi disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me “ngrëniet e kokave mes njëri tjetrit të kriminelave”, duhet parë reagimi i policisë, kapja e autorëve, zbardhja. Nuk ka krizë në policinë e shtetit. Puna e policisë së shtetit nuk hidhet dot poshtë, se ndodhen disa ngjarje tragjike”, tha Rama./Gazeta SHQIP