Policia ndalon G-Classin, “i forti” nuk pyet për shtet, por ikën me xhirim gomash (VIDEO)

Tjetër episod për të vënë “duart në kokë”. Kësaj here në Has, ku policia shihet teksa ndalon një Benz G-Class në mes të qytetit, por shoferi nuk i përfill fare.
Ai ecën ngadalë kur i afrohen dy policët e rendit, por kur i afrohet dhe ai i qarkullimit ai shkel gazin dhe largohet.
Me xhama të zinj dhe komplet i ftohtë si të mos kishte ndodhur asgjë, ai largohet dhe lë pas policat e pafuqishëm ndaj fenomenit “jam çuni i filanit”.
Nuk dihet se sa aktuale është kjo video.