8 viktima në pak ditë/ Ardi Veliu thërret me urgjencë drejtuesit e drejtorive kriminale, 5 pikat që po diskutohen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka thirrur në një takim të gjithë drejtuesit e drejtorive kriminale në rang drejtorish dhe komisariatesh.

Mësohet se në takim do të analizohen të gjitha të dhënat e qarkores së ngarkuar më herët nga drejtuesi i Policisë Ardi Veliu, informon zyra e shtypit.

5 pikat e qarkores

1. Lokalet që frekuentohen nga personat me precedent kriminal.

2. Informacionet dhe arrestimet e bëra për personat që lëvizin me armë pa leje.

3. Situatën e kanabisit në vend, operacionet, gjetjet.

4. Ku janë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

5. Operacionet për evidentimin dhe reagimin ndaj ndërtimeve la leje.

Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin. Dy ngjarje të rënda tronditën vendin brenda pak ditësh. Masakra me 4 të vrarë për ndarjen e plazheve dhe aksidenti tragjik me 4 të vdekur.

Përgjatë vitit 2021 janë regjistruar 37 viktima, vrasje ku pjesa më e madhe e të cilave mbetet e pazbardhur.

Mbledhja ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të vijojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT