E TURPSHME/ Filantropi i shquar shqiptar lihet pa shenjë varri, Thoma Turtulli shpëtoi nga vdekja dhjetëra njerëz dhe dhuroi 30 mijë libra për Bibliotekën e Korçës

Një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë Korça, Thoma Turtulli është lënë pa një shenjë varri.

Institucionet nuk kanë marrë asnjë masë për të rregulluar varrin e një prej njerëzve që i dhuroi Korçës Kinemanë, Godinën e Liceut, Spitalin dhe Jetimoren.

Gjithashtu Thoma Turtulli ka shpëtuar nga vdekja dhjetëra njerëz, ka financuar pajën e shumë vajzave të varfëra korçare dhe i ka dhuruar bibliotekës 30 mijë libra. Gruaja e tij Athina dhuroi 40 mijë franga ari për ndërtimin e shkollës industrial, ndërsa një rrugicë afër fshatit Barç sot mban emrin e tij.

“Jam pa fjalë!  Ky është varri aktual i filantropistit të shquar shqiptar Thoma Turtulli, i cili I dhuroi Korçës Bibliotekën me 30000 libra, Kinemane, Godinën e Liceut, Spitalin, Jetimoren.

Ai shpëtoi nga vdekja dhjetëra njerëz, financoi pajën e shumë vajzave të varfëra korçare.

Ai zhvillonte tregti me Selanikun, Manastirin, Stambollin. Gruaja e tij Athina, dhuroi  40 mijë franga ari  për ndërtimin e shkollës industriale.

Një rrugicë afër fshatit Barç sot mban emrin e tij.

Kjo është mirënjohja që pushtetet e pacipë, injorantë e të pangopur të qytetit të Korçës që për hir të së vërtetës i bëjnë “hosana” çdo lloj krimineli, kanë për veprën e shkëlqyer të tij”, shkruan Mariela Faber.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT