Aishe Haklaj: Kur Meta ishte Kryeministër na vranë vëllain e katërt. Prisnim ndryshe, por ai s’bëri asgjë

Aishe Haklaj ka hedhur akuza edhe në drejtim të Ilir Metës, sot president, në atë kohë kryeministër.

Në intervistën e dhënë për Report Tv, Aishe Haklaj thotë se ai nuk ka reaguar për të vënë përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e vëllait të katërt të saj.

“Në kohën kur Ilir Meta ka qenë kryeministër, na është vrarë vëllai i katërt i yni. Dhe ne kemi pritur që qeveria e asaj kohe të vërë dorë dhe të vërë dikë para drejtësisë. Por fatkeqësisht nuk është bërë asnjë hap”, tha Aishe Haklaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT