Gonxhja: Kush nuk merr provimin e teorisë është idiot. Kemi 26 mijë shoferë të rinj në 2021

Siguria nga aksidentet dhe kontrolli teknik ishte temë e diskutimit të ditës së sotme në emisionin “Breaking” në TopNews ku i ftuar idhte drejori i i përgjithshëm i transportit rrugor Blendi Gonxhe.
Drejtori i DPSHTRR paraqiti disa tabela grafike të shifrave se si janë ulur aksidentet dhe rritje të numrit të shoferëve të rinj.
Gonxhja foli dhe për lehtësimet që janë bërë në provimit teorik ku pohoi se kush nuk e merre më vjen keq ta them por është idiot.
“Po ngremë pika të kontrollit teknik, për të qenë më afër qytetarëve. Aty ku reafuzohet kualidimi do të paraqitesh po aty. Sot 96% e popullsisë shqiptare janë shoferë, kemi rënie të fataliteteve në aksidente. Kemi minus 60% të vdekshmërisë në raport me me vitin 2010.
Kemi 1. 163.575 drejtues mjeti në vitin 2021, + 26 mijë shoferë të rinj në vitin 2021. Të gjithë thonë që 24 vjeçarët janë më me pak eksperiencë kjo është jo e vërtetë, është punuar mirë vitet e fundit. Nuk ka histeri dhe paragjykim, provimi i teorisë duhet të merret pasi ai që nuk e merr është idiot, pasi është shumë i lehtë.
Personalitete që flasin për aksidentet më marrin në telefon dhe më thonë kam vajzën ose djalin ma ndihmon pak. Sot është e thjeshtë pasi ky përmirësim ka sjell këto shifra. -65% të uljes së vdekshmërisë,” tha Gonxhja./Gazeta Shqip