“Gëzuar, për Shqipërinë”/ Ambasadorja i bën të pranishmit të kthejnë gotat, Yuri Kim bashkë me Metën, Bashën por mungoi…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë bashkë me disa politikanë të Shqipërisë, krerët e isntitucioneve fetare dhe ambasadorë në kuadër të ceremonisë së Ditës së Pavarësisësë Shtetevet të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Gazment Bardhi, ish-ambasadori Norman Duncan, Taulant Balla, Blendi Klosi e disa të tjerë kanë ngritur gotat e kanë bërë të gjithë gëzuar.
“Gëzuar, për pavarësinë dhe për Shqipërinë,”– tha Kim dhe të gjithë kthyen gotat. Ajo që vihet re është se në këtë ceremoni mungon kryeministri Edi Rama, për arsye që nuk dihen.