Aishe Haklaj tregon si e përfytyron fundin e Berishës: Kam ardhur ta kallëzoj në SPAK për vrasjen e 4 vëllezërve, kemi prova dhe dëshmitarë

Aishe Haklaj ka treguar në një intervistë për Report Tv se ka ardhur në Shqipëri për të denoncuar Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo thotë se ka prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë se Berisha është organizatori dhe vrasësi i vëllezërve Haklaj.

në kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK. Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut. Për vrasjet e familjarëve tanë. Po, për vrasjet e katër vëllezërve.

Ne kemi prova, kemi fakte, kemi dëshmitarë që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi, organizatori, ideatori dhe vrasësi, pavarësisht se me duart e kujt i ka vrarë vëllezërit tanë”, tha Aishe Haklaj.

Ajo ka thënë edhe si e mendon fundin e Sali Berishës, duke u shprehur se drejtësia e re do t’i japë goditjen që meriton ish-kryeministrit.

“Të ardhmen e Sali Berishës e shikoj jo ashtu siç mendon ai. Dhe unë mendoj se tani Sali Berisha, ka ardhur koha me këtë drejtësinë e re dhe me goditjen që po i bëhet korrupsionit dhe me këtë goditjen që i ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit, ne mendojmë se ka ardhur koha që ai njeri të mos jetë më i paprekshëm. Dhe ne mendojmë se ka ardhur koha që të paprekshmit të mos jenë më të paprekshëm”, tha Aishe Haklaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT