Pogradeci model, asnjë shkelje, të gjithë të pajisur me lejen përkatëse për shezlonget dhe çadrat

Vijon operacioni “bregdeti ynë” në të vendin për të liruar hapzirat publike.
Operacioni sot është zhvilluar në Pogradec. Por si duket Pogradeci është një qytet model, pasi janë kontrolluar 18 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.
Në qytetet e tjera bregdetare Policia e Shtetit ka sekuestruar me qindra shezlonge dhe çadra pa leje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pogradec nisi faza e dytë e operacionit për lirimin e hapësirave bregliqenore të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit” Për kontrollin e vijës bregliqenore në drejtim të zaptimit të hapsirave publike nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës janë shërbime të Komisariatit të Policisë Pogradec, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Pogradec, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Pogradec.
Deri tani janë kontrolluar 18 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.
Operacioni vijon pa probleme.