Trafikonin drogë, kush janë dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit të arrestuar nga SPAK (EMRAT)

SPAK njoftoi se në kuadër të operacionit “Shpirti” që po zhvillohet në 4 shtete, u arrestuan edhe dy ish-shoqëruesit e ministrit Saimir Tahiri.

SPAK njofton se mes të 38 të arrestuarve janë edhe dy punonjës të policisë, të cilët veprën penale e kanë kryer në vitin 2016, periudhë gjatë të cilës mbanin detyrën e shoqëruesve të ministrit të Brendshëm. Në atë kohë, ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri.

Po kush janë ata?

Mësohet se dy të arrestuarit, të cilët ishin shoqërues të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kohën kur kryen veprën penale, janë Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Krahas tyre, SPAK njofoi arrestimin edhe të prokurorit të Vlorës Maksim Sota si edhe të disa zyrtarëve të lartë të policisë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT