Prokurori i Antimafias italiane vlerëson kreun e SPAK: Me Arben Krajën kemi operacione të një rëndësie të veçantë

Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho në konferencën e sotme për shtyp ka vlerësuar së tepërmi bashkëpunimin me prokurorinë e Posaçme shqiptare, SPAK. Ai veçanërisht ka vlerësuar punën që po kryen SPAK, që prej caktimit në krye të kësaj zyre të Arben Krajës.

“Dua të përshëndes drejtorin e SPAK, Arben Krajën, të cilin e përgëzoj për punën e kryer së bashku. Dua të them që operacionet që po ndiqen prej kohësh, që kur në krye të SPAK është Arben Kraja janë të një rëndësie të veçantë. Dua të nënvizoj si në këtë operacion që ndjek atë të disa muajve më parë, prokuroria speciale e Shqipërisë, SPAK, me prokurorinë e Barit kanë operuar me një skuadër investigative të përbashkët, që ka pasur edhe skuadra të tjera që i janë bashkuar hetimit”, tha De Raho në konferencën e përbashkët për shtyp.

Sipas tij, ky operacion tregon edhe një herë se bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqiprisë, është intensiv e madh dhe konstant, dhe i ngushtë.

“Duhet të nënvizoj faktin se prej kohësh, ne kemi operuar së me vetëdije të plotë me intensitet të plotë që lidh dy zyrat dhe për të na mundësuar arritjen e rezultateve të jashtëzakonshme. Sot është arritja e demonstrimi i qartë i një objektivi se si bashku mund të arrihet zbulohet edhe disa prej jo besnikërisë së disa prej institucioneve për të cilat dy vendet duhet t’i kushtojnë një vëmendje të madhe. Bashkëpunimi mes dy vendeve na mundëson të forcojmë betejën kundër krimit të organizuar. Arben Kraja me ekipin e tij ka një kapacitet të jashtëzakonshëm në drejtim të hetimi”, tha shefi i Antimafias italiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Drejtoria e Antimafia-s së Barit, me ndihmën e Zyrës Ndërlidhëse të Forcave të Përbashkëta të Tiranës dhe të Drejtorise se Pergjithshme te Policisë Shqiptare, Agjencitë e tjera ligjzbatuese, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore, po ekzekutojnë në Shqipëri dhe në Itali, me vendim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar në Tiranë e të DDA-së të Barit e – me koordimin e Eurojust-it (Hage) – i drejtuar nga antari kombëtar i palës italiane, vendimin per caktim masash sigurimi të dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilën ka urdhëruar arrestimin e 38 (nga këto per 10 persona ekzekutuar masa me pare) personave të dyshuar për korrupsion, shperdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndevë narkotike. Po zbatohen gjithashtu vendimet e sekuestrimit te pasurive te dyshuara se rrjedhin nga te ardhurat e aktivitetit kriminal apo te ardhura te tjera te paligjeshme, ne vlerë disa milion euro.

Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shperdorimit te detyres dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve puljeze në bordin e gomonëve oqeanike të fuqishme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT