Megaoperacioni “Shpirti”/ Yuri Kim mesazh skeptikëve: Disa pretendojnë se reforma në Drejtësi nuk ka prodhuar asgjë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e organizatës kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Kim thotë se Reforma në Reforma në Drejtësi po tregon rezultate dhe se pandëshkueshmëria po mbaron.

“Disa pretendojnë, shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. https://spak.al/2021/07/02/komunikate-per-shtyp/”, shkruan Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT