Treni i ri i linjës Tiranë-Durrës, ja sa do të kushtojë udhëtimi


Çmimi i biletës së udhëtimit në linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës do të jetë 1-1.2 euro.Lajmi është bërë i ditur nga zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.Gjatë diskutimit të projektligjit mbi grantin e Fondit të Investimeve të BE për financimin e rehabilitimit të linjës ekzistuese dhe degëzimit të ri hekurudhor në Rinas, Shkreli tha:“Ndodh që bileta, pavarësisht se nuk është përcaktuar, është shumë e saktë në përgatitjen e fizibilitetit të lëvizjes së njerëzve, do luhatet midis 1 euro dhe 1.2 pak a shumë. Pse nuk është përcaktuar kaq saktë nga ne është fakti që i përgjigjet dhe pyetjes tjetër që operatorët do të jenë të hapur, pra do të jenë operatorë publikë, mund të jenë edhe operatorë privatë, sikurse ekziston edhe mundësia e kombinimit të operatorëve.”Projekti do të kapi një kosto totale prej 90 milionë eurosh, nga të cilat 16 milionë euro do të financohen nga buxheti i shtetit, 36 milionë euro do t’i merren hua Bankës Botërore dhe 35.4 milionë euro do të jenë grant nga BE-ja.Afati i përfundimit të punimeve është data 31.12.2020 dhe sipas Shkrelit ai mund të shkelet vetëm për linjën e re drejt Rinasit.“Deri vitin tjetër, pra bëhet fjalë për 24 muaj, është plotësisht e realizueshme sepse bëhet fjalë për rehabilitim. Ne mendojmë që do arrijmë ta realizojmë këtë datë , e vetmja gjë që mund të ketë pikëpyetje do të jetë trakti i ri i cili do të shkojë deri në Rinas. Pavarësisht se janë bërë studimet, gjatë punës mund të ketë pikëpyetje që mund ta shtyjnë atë pjesë të hekurudhës brenda targetit mujor”, sqaroi ai.Duke iu referuar projektit, Shkreli bëri me dije se lokomotiva e re do të jetë me ”diesel”, ndërsa sa i takon lokomotivës elektrike, për të do të kërkohen edhe 10-12 milionë euro shtesë.Zv. ministri i Infrastrukturës tha përkundrejt operimit të linjës se ende nuk është vendosur forma që do të zbatohet, si dhe e la të hapur mundësinë për të menduar se mund të ketë edhe ndonjë bashkëpunim me kompanitë private./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT