Më në fund, Ballist Morina është i lirë


Më në fund Ballist Morina ka lënë qelinë dhe është i lirë.Heroi i “Dronit” ishte ndaluar në Kroaci prej kohësh dhe Serbia kërkonte ekstradimin e tij, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.Për lirimin e tij pati ndërhyrje të shumta edhe nga politikanë shqiptarë dhe fatmirësisht nuk u plotësua kërkesa e serbëve, që kishin lëshuar një urdhër arresti për të.Ismaili, i njohur si Ballisti, sot përmes faqes së tij në “Facebook” ka bërë me dije se më në fund është i lirë.Nuk mungojnë falënderimet e shumta për shqiptarët, strukturat e shtetit shqiptar, si dhe për Kroacinë e Italinë.“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë Zotërinë / Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time. I LIRË!! Rroftë shpirti i shqiptarit Ismail Morina (Ballisti)!!”, shkruan Ballist Morina./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT