SPAK, Arben Kraja bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt rezultate në luftën kundër zyrtarëve të korruptuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja gjatë fjalës së tij në në konferencën “Sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit”, ka dhënë paralajmërimin se shumë do të ketë rezultate konkrete të SPAK sa i përket ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar, duke nënkuptuar edhe politikanët.

Ai tha se SPAK, edhe në një kohë kaq të shkurtër, ka dhënë rezultatet e para. Kraja e cilësoi risi faktin që SPAK ka kërkuar konfiskimin e pronave dhe parave që rrjedhin nga struktura kriminale.

“Na është kërkuar që të përqendrojnë punën tonë për hetimet për zyrtarët e lartë në përdorimin e fondeve në mënyrë abuzive.Bëhet fjalë për politikanë. Kjo është një përparësi e jona dhe e vlerësojmë çdo ditë, besoj se shumë shpjet do të kemi rezultate dhe do ta bëjmë prezent në ditët në vijim, struktura është vendosur dhe besoj se do të kemi rezultate. Jemi të bindur se po bëjmë më të mirën për vendin tonë, që të ikë imazhi keq, ai imazh se biznesi i huaj këtu te ne nuk mund të investojë se krimi i organizuar të vendos gjoba dhe ti nuk gjen të drejtën, apo se ka korrupsion dhe nuk gjen hapësira”, tha Kraja.

Gjithashtu ai theksoi se ka pasur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar që kanë përfunduar dhe me sekuestrim të pasurive të paluajtshme të vendosur në mënyrë të paligjshme.
“Vendimet e gjykatave janë të shkallës së parë, jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që e zotëron atë, sepse është e paligjshme dhe nuk mund ta disponojnë atë”, theksoi Kraja.

“Ose duhet të jemi të gjithë bashkë, ose ata që dalin kundër duhet të marrin përgjegjësitë për atë që bëjnë. Këtë vit kemi pasur në disa raste, edhe dënime për pastrim të produkteve të veprave penale, përfshirë dhe konfiskimet. Mendoj që është risi dhe përparësi që kemi vendosur”, tha Kraja.

Ndërsa sa i përket krijimit të strukturës së cilësuar si FBI-ja shqiptare, Kraja tha se kjo strukturës në muaji gusht pritet të vihet në funksion.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT