Varianti “Delta”, Brataj tregon grupin më të rriskuar për t’u prekur nga ky mutacion

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me rrezikun e variantit “Delta” të Covid-19.

Ai ka thënë se të pavaksinuarit janë grupi më i rriskuar për t’u prekur prej këtij mutacioni dhe për ta shpërndarë atë në qytetarët e tjerë.

“E veçanta e kësaj periudhe me këtë lloj virusi është fakti i infektimit të personave që nuk janë vaksinuar, por edhe atyre që kanë aplikuar një dozë deri më tani. Ndërsa vaksinimi me të dyja dozat e ka ulur me një përqindje shumë herë më të lartë përhapjen e këtij varianti”, tha Brataj në një intervistë për “Klan”.

Më herët edhe ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa foli për lehtësimin e masave anti-Covid ngriti alertin nga variant “Delta”, gjithashtu u bëri thirrje për vigjilencë.

Kujtojmë se variant “Delta” i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit të kaluar dhe që atëhere është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT