Çfarë po bën gabim Albin Kurti? Analisti: Të gjitha, ja si po krijon urrejtje dhe nga Shqipëria

Analisti Ilir Yzeiri i ftuar në studion e Breaking në Top News, foli për samitin e Prespës. Ai tha se ka një vëmendje të shtuar të SHBA në Ballkan dhe se kjo është gjë e mirë.

“Dëshiroj që Albin Kurti t’i bashkohet kësaj vëmendje dhe mos ta pengojë këtë proces që nuk zgjidhin asgjë, por krijojnë një lloj folklori në Ballkan që nuk i duhet askujt,” tha Yzeiri.

I pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni, edhe analisti Julian Zyla foli për këtë çështje, e shtoi se Presidenca e Biden ka risjellë në dukje rolin e SHBA në botë.

“Ndryshe nga Trump që kishte një politikë egocentrike, Biden përveç menaxhimin e çështjeve të brendshme, nuk ka anashkaluar me vëmendjen ndaj gjithë ngjarjeve botërore. Këtu kthehemi te Ballkani Perëndimor, ku duhet thënë se edhe me Trump patëm marrëveshjen me Kosovën në Shtëpinë e Bardhë,” tha Zyla.

Çfarë po bën gabim Albin Kurti?

“Të gjitha gabim po i bën. Kurti nuk është në harmoni, politika e tij, me kërkesat që ka Kosova dhe me pritshmëritë që kanë partnerët tanë. Ai kujton se Kosova do i zgjidhë problemet duke ndërtuar mure dhe të krijojë idenë se “Kosova First” pra Kosova e para.

I është thënë të heqë dorë nga padia për krime lufte ndaj Serbisë, dhe pse ai e di që Serbia do fitojë në gjyq, ai prap vazhdon. Nuk shikon nga mundësitë për projekte për të zgjidhur problemet në Kosovë.

Rezultatet në Kosovë për këto 100 ditë nuk janë ato që priteshin. Nuk menaxhoi dot pandeminë, nuk pranoi vaksinat. Po krijon një lloj urrejtje të ëmbël dhe me Shqipërinë. Kurti është kthyer në personazh problematik në Kosovë. Nuk ka një takim të caktuar që të jetë bërë që mos të jetë përmendur për gabime Kurti. Nuk ka aftësinë për ta parë drejt në sy Amerikën,” tha Yzeiri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT