“Lavdat” sjellin përfitime! Si ia rrëmbeu zemrën Edi Rama kancelares gjermane!

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit online për Procesin e Berlinit, u tregua mjaft i ashpër me Bashkimin Evropian, pas vendimit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Gjithsesi, Rama vlerësoi kancelaren gjermane Angela Merkele, për të cilën kishte vetëm falënderime, deri në lëvdata.
“Faleminderit shumë Angela. Pikësëpari do të doja të të falenderoja shumë sinqerisht për nisjen dhe mbështetjen gjatë tërë kësaj kohe të këtij procesi, e për angazhimin tuaj të fortë e të palëkundur për rajonin tonë.
E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por faktikisht mendoj që procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që, meqë ra fjala, BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja”, i tha Rama.
Në fund të fjalës së kreut të ekzekutivit shqiptar, kancelarja gjermane u shpreh se shpreson te progresi në të ardhmen, referuar hapjes së negociatave, proces që dështoi sërish në qershor.
“Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres” tha Merkel.