Mbi 20 milionë lekë për 30 ditë/ Tenderi i “kanaleve të Bishqethem” që fundosi Fatos Tushën dhe biznesmenin që falsifikoi dokumentet

SPAK ka ndërmarrë sot një tjetër operacion masiv anti-korrupsion, duke vënë në pranga 11 persona për abuzimet me tenderat në bashkinë Lushnje, mes tyre edhe kryebashkiaku Fatos Tushe.

Mes të arrestuarve janë vartës të Tushes dhe biznesmenë. Ato kanë rënë në pranga për tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës, me vlerë 24 mln lekë të reja.

Gazeta Shqip ka zbuluar tenderin i cili i bëri gropën kreut të bashkisë së lushnjes Fatos Tusha dhe administratorit të kompanisë “Euro. Alb”, Bujar Murati.

Kompania Euro Alb.shpk me administrator Bujar Muratin i cili ishte një ndër 11 të arrestuarit ditën e sotme së bashku me kryebashkiakun Fatos Tusha.

Euro Alb.shpk merret me aktivitet ne fushen e ndertimit ku perfshihen : Ndërtim objektesh te permasave te ndryshme si shtepi, vila, ndertesa shumëkatëshe ose komplekse pallatesh, punime mirembajtje, sherbim fasade.

Mbi 20 milionë lekë për 30 ditë/ Tenderi i

Të vetmin tender të fituar nga Bashkia Lushnje duket se iu bë edhe ”gropa”, pasi administratori i kësaj firme është arrestuar me akuzën për “falsifikim dokumentesh”.

Në tender e fituar për rehabilitimi i kanalit vaditës ne fshatin Bishqethem dhe Bitaj, Njësia administrative Kolonjë, kohëzjatja e kontratës është për 30 ditë./GazetaShqip

Mbi 20 milionë lekë për 30 ditë/ Tenderi i

Back to top button
LAJMET E FUNDIT