VIDEO: “Ti, ta mbash mend ti”, policia i arrestoi të dashurën në operacionin në Lushnje, i riu kapet me gazetarin që filmonte

Një situatë e tensionuar është krijuar në ambientet e jashtme të Bashkisë së Lushnjes, në momentin kur policia po bënte arrestimin e një prej punonjësve të Bashkisë.

Një person ka kërcënuar gazetarin e ‘Fax’ i cili po filmonte momentin kur po arrestohej punonjësja e Bashkisë.

‘Ti ta mbash mend ti’– i drejtohet i dashuri i vajzës së arrestuar, gazetarit.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT