Rama nuk e ndal sulmin ndaj BE-së: Na ndau edhe për vaksinat kundër vdekjes! Jetojmë në kohëra jo të lehta

Që pas mosdakordësisë së BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, kryeministri Edi Rama ka intensifikuar akuzat ndaj Unionit.

Në ceremoninë e pritjes zyrtare të mandatit të fituar të Shqipërisë në Këshillim e Sigurimit, Rama tha se shqiptarët jetojnë në kohëra të vështira, dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së” .

Rama tha se Ballkani u nda nga BE edhe për vaksinat kundër vdekjes.

“Jetojmë në kohëra jo të lehta, që për ne shqiptarët u rënduan nga tërmeti, që i parapriu pandemisë globale, ku dhe ne u përballëm me agresionin frontal të virusit. Edhe mënyra si ja dolëm këtyre ngjarjeve them se është arsye për të guxuar, punuar më shumë. Tërmeti do të jetë jo vetëm një kujtim i së shkuarës, së shpejti, për familjet që humbën shtëpinë. Po ashtu pandemia, që na sprovoi deri në fund, po na provoi se Shqipëria mund të rreshtohet mes atyre që mund të ngjiten lart. Më bëri një vërejtje të bukur e kuptimplotë një mendje e kthjellët “Vlerat që ti i quan evropiane, kur flet për BE, nuk janë vlera ekskluzive të BE, por janë vlera globale”.

Sot Ballkani nuk do të ishte i ndarë, deri dhe për vaksinat kundër vdekjes, nga BE, edhe pse jeton fizikisht i rrethuar nga kufijtë e BE, megjithatë në asnjë mënyrë nuk duhet mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE, se sa nga telat me gjemba, brenda të cilëve ishte i izoluar ky vend, kur u anëtarësua nga Kombet e Bashkuara, dhe u deshën tre dekada për të parë nga vetja aftësinë e të qenit të barabartë në tryezat ndërkombëtare”, tha kryeministri Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT