Bombardoi Serbinë 22 vite më parë si Komandant i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark viziton nesër Kosovën

Gjenerali amerikan Wesley Clark, nesër pritet ta vizitojë Kosovën. Prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, Clark do të vizitojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet nesër duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie. Sipas njoftimit, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Ndërsa, pas takimit me ministrin Mehaj, ata do të kenë deklarata për media.
Njoftimi:
Ftohen mediat të përcjellin:
Vizitën e gjeneralit Wesley Clark në Ministri të Mbrojtjes
Ceremonia e pritjes do të mbahet me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.
Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.