Sa ka arritur borxhi publik? Anila Denaj sqaron ndryshimet në buxhetin e 2021

Ministrja e Financave, Anila Denaj, foli sot në emisionin “Breaking” në Top Neës për ndryshimet në buxhetin 2021.

Ajo tha se edhe pse kemi kaluar nga një vit i vështirë, ka përmirësim të dukshëm në ekonomi.

“Kemi ardhur nga një vit i mëparshëm shumë i vështirë, kemi bërë një përmirësim të dukshëm të të gjithë fushave. Rritja ekonomike është në 2.29% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, prandaj janë të dhëna shumë të mira.

Ndryshimet në buxhetin e shtetit ndodhin në disa periudha gjatë vitit, ndodhin në pjesën e parë të vitit dhe drejt fundit të vitit. Ky vit ka qenë i pazakontë. Akti normativ i mëparshëm lidhej për vaksinat, kurse tani i jep një stimul shpenzimeve buxhetore, që shkojnë më shumë për projekte infrastrukturore të nisura më parë, se nuk ka projekte të reja.

Lidhen me Unazën e Tiranës, rrugë që nuk janë përfunduar akoma, ujësjellës kanalizime dhe vaksinime.

Kemi shtuar 1 miliardë lekë pasi objektivi ynë është vaksinimi masiv i popullatës. Ka një nevojë për të rritur font për banesat në proces rindërtimi,” tha Denaj

Ndryshimet në ligjin organik të buxhetit

“FMN dhe ne si qeveri kemi si objektiv uljen e borxhit. Viti 2020-2021 ishte një vit i pazakontë si për Shqipërinë ashtu dhe për botën, por mos harrojmë që ne përvec COVID kishim dhe tërmetin. Stimujt fiskalë do vijojnë edhe për vitin 2021-2022,” u shpreh ministrja e financave.

Të gjithë detyrimet që ka shteti ndaj palëve të treta janë pjesë e një raporti që nxirret herë pas here, ne kemi një raport në 79.9%.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT