1 milion vaksinime, arrihet objektivi i qeverisë kundër covid-19

1 milion shqiptarë janë vaksinuar kundër covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook.
Objektivi ishte që kjo shifër vaksinimesh të arrihej brenda qershorit, megjithatë janë dashur edhe 6 ditë nga korriku për tu plotësuar 1 milion vaksinime në të gjithë vendin.