“Çdo kopil blloku ka qenë…”/ Murrizi në fjalimin e tij të fundit: Komunizmi jeton ende nga Kaç Islami deri tek…

Në fjalimin e fundit si deputet, Myslym Murrizi u është përgjigjur akuzave dhe ofendimeve për opozitën parlamentare duke deklaruar se në rreshtin e tyre nuk ka asnjë ish-anëtar të PPSH.
Murrizi deklaroi se pushteti sot nuk është post-komunizëm pasi nuk është larguar kurrë nga komunizmi.
“Për herë të parë nga marsi i 91 është hera e parë që nuk kemi asnjë deputet me lidhje komuniste. U shamë nga mediat nga fëlliqësirat e këtij kombi, shpesh spiunët e sigurimit kanë ndikuar dhe tek ne.
Sepse kurrë nuk ka mbaruar komunizmi nga Kastriot Islami deri tek Gramoz Ruç, çdo kopil blloku ka qenë në udhëheqjen e këtyre viteve. Kjo nuk është periudhë, post komuninizmi të përndjekur politik kanë qenë nga Koci Xoxe, Mehmet Shehu etj. Nuk duhet të ketë asnjë që beson se Myslim Murrizi u shpall armik nga partia dhe nuk është demokrat,” Murrizi.