“Është gjynah, fondet ku venë”/ Ky është kanali i “Bishqemit”, që i bëri “gropën” Fatos Tushës (Video)

Ky është kanali vaditës në Kolonjë të Lushnjes, i cili ishte shkaku për arrestimin e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve dhe biznesmenëve të tjerë.

Tenderi në fjalë me vlerë 24 milionë lekë është bërë gushtin e kaluar, me qëllim rehabilitimin e kanalit vaditës që lidh tre fshatra të njësisë administrative Kolonjë, ndërsa fermerët thonë se kanali nuk iu shërben atyre për të vaditur tokat bujqësore, pasi është nën nivel.

Banorët thonë se nuk kanë parë  asnjëherë ivestime nga Bashkia, dhe vetëm kanal vaditës nuk mund të quhet, ndërsa shprehen se në çdo palë zgjedhje janë gënjyer me intestime të cilat nuk janë bërë kurrë në zonë.

“Si nuk kemi nevojë për ujë, pa ujë nuk ka jetë, ne fshatar jemi. Nuk është bërë ndonjëherë pastrimi i kanalit, s’ka lidhje me vaditjen ai lloj kanali, kanë ardhur e kanë bërë për fushatë”, thotë një prej banorëve.

“Është gjynah, fondet ku venë? Këtu nuk investojnë për asgjë, ne nuk e dinim se ishte për këtë kanal, çdo njeri që është gabim të arrestohet” thonë qytetarët.

Gazeta Shqip ka zbuluar tenderin i cili i bëri gropën kreut të bashkisë së lushnjes Fatos Tusha dhe administratorit të kompanisë “Euro. Alb”, Bujar Murati.

“Është gjynah, fondet ku venë”/ Ky është

Kompania Euro Alb.shpk me administrator Bujar Muratin i cili ishte një ndër 11 të arrestuarit ditën e sotme së bashku me kryebashkiakun Fatos Tusha.

Euro Alb.shpk merret me aktivitet ne fushen e ndertimit ku perfshihen : Ndërtim objektesh te permasave te ndryshme si shtepi, vila, ndertesa shumëkatëshe ose komplekse pallatesh, punime mirembajtje, sherbim fasade.

Të vetmin tender të fituar nga Bashkia Lushnje duket se iu bë edhe ”gropa”, pasi administratori i kësaj firme është arrestuar me akuzën për “falsifikim dokumentesh”.

“Është gjynah, fondet ku venë”/ Ky është

Në tender e fituar për rehabilitimi i kanalit vaditës ne fshatin Bishqethem dhe Bitaj, Njësia administrative Kolonjë, kohëzjatja e kontratës është për 30 ditë./GazetaShqip

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT