Deputetja i vendos Ruçit dorën në zemër, shikimi i egër me ‘Baba’ Takun/ Çfarë ndodhi në festën e fundit të Kuvendit (FOTO)

Seanca e sotme plenare ishte e fundit për këtë legjislaturë, por e fundit dhe për kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Shumë nga deputetët, kryesisht të opozitës së re, nuk do të ulen më në karriget e Kuvendit legjislaturën e ardhshme.
Por në fund të seancës, kryeparlamenti Ruçi është kujdesur për të organizuar një pritje të veçantë, ku deputetët kanë festuar me nga një gotë verë.
Gjithsesi, vëmendjen e ka marrë sërish vetë Ruçi, i cili u prit me lule nga kolegët.
Fotot janë publikuar nga fotografi i Kuvendit Agim Rama. Në një moment tregohet Elisa Spiropali me një tufë të madhe me lule, ndërsa një foto tjetër interesante është ku Ruçi shfaqet krah deputetes Blerina Gjylameti, ku kjo e fundit i vendos “dorën përmbi zemër”.
Më herët, Ruçi mbajti një mesazh lamtumire para kolegëve të tij, ku falënderoi të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar në 30 vite, pa dallim politik.
“16 vite i kam kaluar në mazhorancë dhe 14 në opozitë, por gjithmonë kam bërë më të mirën për të sjellë në këtë sallë zërin e njerëzve, pavarësisht se për kë kanë votuar ata. Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët nga unë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur, por se nuk kam mundur. Unë jam i bindur se brezat e rinj të politikanëve shqiptarë do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar”, tha Ruçi./Gazeta SHQIP