Epidemiologu Alimehmeti tregon shenjat që identifikojnë variantin “Delta”: Nuk ka vend për panik

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për Euroneës Albania ka folur për variantin “Delta” të koronavirusit.
Ai tha se ky variant është 40% më i transmetueshëm në krahasim me variantet e tjera, por edhe pse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik.
Alimehmeti u shpreh se simptomat kryesore të variantit “Delta” janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët. Mjeku tha se personat që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës janë më të mbrojtur nga variantet e reja.