Plagosja në Sarandë, Rama flet për debatin me Çuçin dhe Veliun: Alarmante, kush janë këta pronarë lokalesh që ju tërheqin prej hundësh? Duhej…

Kryeministri Edi Rama në takimin me drejtuesit e strukturave të policisë së Shtetit ka qenë tepër i ashpër sa i takon ngjarjes së ndodhur në mes të Sarandës në 20 qershor, ku i plagosën në mes të një lokali të natës ëndë biznesmeni Spiro Iljadhi, si dhe u plagos aksidentalisht turisti shqiptaro-amerikan Mario Jani.
“Kush janë këta pronarë lokalesh që në mënyrë të hapur shkelin e ligjit, krijojnë hapësira abuzivizmi që degjeneron në krisma dhe plagosja në mes të një dynjaje të tërë në lokal. Kush janë këta? Jua them unë kush janë ata, këta janë tutorët e korruptuesit e policisë së shtetit.
Këta janë abuzuesit me të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde policisë e shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre paligjshme”, tha Rama.
Sipas tij, rasti i Sarandës ishte një rast alarmant, ndërsa ka zbuluar se ka pasur edhe një debat me ministrin Bledi Çuçi dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
“E kam ndarë këtë me ministrin e drejtorin e përgjithshëm të policisë, ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës së policisë në Sarandë, e jo në hetime administrative e në mase ordinere, por në përjashtim imediat dhe hetimin penal”, tha Rama.
“Kush e mban përgjejgësinë për nxjerrjen e armëve e sakatimin e njerëzve në lokale në mes të natës përveç se ata që kanë lejuar lokalin në shkelje të ligjit dhe jo në një luginë të humbur, një sfidë ndaj qytetarit të mirë dhe popullit atje komplet që respekton njerëzit”, theksoi Rama.