“Ky telefon nuk është për këto lloj bisedash”/ Dalin përgjimet, Tushe: I thuaj që kam folur me telefon me kryetarin

Në dosjen e kryebashkiakut Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Dosja e përgjimeve janë zbardhur nga ana shqiptarja.com.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajt

Blliku: Dakord, dakord

Fatos Tushe: Hajt

Back to top button
LAJMET E FUNDIT