‘Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…’/ Jepet vendimi për ish-kryebashkiakun e arrestuar dhe 10 të tjerët

Ish-kryebashkiaku i Lushnje, Fatos Tushe, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, do të qëndrojë në burg me vendim gjykate.
Pas nja hetimi 1 vjeçar nga SPAK, Tushe u arrestua bashkë me 10 zyrtarë të tjerë në zyrat e ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Lushnjë.
Një ditë pas arrestimit, ai u shkarkua si kryebashkiak nga kryeministri Edi Rama.
Arrest me burg
-Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë (i shkarkuar)
-Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
-Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Në arrest shtëpie
-Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Përgjimet
Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd
Blliku: Dakord, dakord
Fatos Tushe: Hajt
Punonjësit e bashkisë: Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…
Punonjësit e bashkisë, mes tyre dhe juristja alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK.
Blerta Turku: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?
Punonjësi: Çfarë thua?! Për çfarë?!
Blerta Turku: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?