“Ju kam miq, shokë e shoqe, por…”/ Rama, kryebashkiakëve: Është panegociueshme, vija ndarëse po skuqet

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se të zgjedhurit lokalë se PS-ja nuk do t’i marrë në mbrojtje, pavarësisht se ato i ka cilësuar dhe si miq. Ai ka shtuar se ndarja është e qartë dhe i panegociueshme.

“Ua kërkoj me këmbëngulje nga të gjithë ju këtë përpara se të jetë vonë për gjithë ju, përvetësimi i të gjitha parashikimeve ligjore në teori dhe praktike dhe vetëdijësimit tuaj për pasojat që dot ë vijnë në rast të mos respektimit të parashikimeve të reja ligjore, roli që ju duhet të merrni në ndryshimin e perceptimit të korrupsionit sistematik në sistemin e prokurimit publik në përgjithësi është aq themelor dhe i panegociueshëm me qeverinë, me PS apo me mua personalisht. Ju jeni shokë, shoqe, e miqtë e mi, por vija ndarëse mes miqësisë dhe partisë sonë nga njëra anë dhe shfaqjeve dhe akteve abuzive me detyrën e alrtë që secili prej ka marrë nga populli në nivel qendror dhe vendor do të vijë dhe do të bëhet sa më e kuqe dhe do të skuqet deri ën përvëlim përgjatë gjithë mandatin të tretë të PS-së”, tha Rama.

Në mbledhjen e sotme, Rama paralajmëroi përjashtimin nga PS-ja të kryebashkiakut Fatos Tushe, i cili u arrestua nga SPAK për abuzime me tenderat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT