“Ulu, ulu se nuk ta dhashë fjalën ty unë”/ Rama ”i mbyll” gojën kryebashkiakut

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryebashkiakët e tij në një takim në Kryeministri për t’i paralajmëruar për çka i pret, lidhur me shkeljet e identifikuara, kryesisht në procedurat e tenderave.

Por vetëm pak para se të mbyllte takimin, pas një fjale të ashpër dhe plot kritika, një prej kryebashkiakëve ka tentuar të replikojë me Ramën. Ndonëse nuk është dëgjuar qartë se çfarë i ka thënë, kreu i qeverisë i ka ndërhyrë menjëherë duke i kërkuar të ulet.

Newsbomb.al mëson se ka qenë kryebashkiaku i Hasit Liman Morina, ai që ka tentuar të flasë me Ramëm por kryeministri nuk ia ka dhënë fjalën.

Debati:

Edi Rama: Mandati i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve…

Edi Rama: Shumë faleminderit

(Kryebashkiaku ndërhyn)

Edi Rama: Të lutem ulu, ulu se s’të dhashë fjalën ty, ulu

Edi Rama: Shumë faleminderit, këtu e mbyllim dhe shpresoj t’i shohim rezultatet sa më shpejt, për të mirën tuaj, për të mirën tonë dhe për të mirën e njerëzve

VIDEO:

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT