Doni të udhëtoni drejt Greqisë? Ministria jep lajmin e mirë për doganën e “Qafë Botës” dhe “Tre Urat”

Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit, do të mund lëvizin drejt Greqisë.

Ministria e Jashtme njofton se pika doganore e “Tre Urave” që lidh Shqipërinë me Greqinë do të hapet në datë 13 Korrik, por e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00.

Ndërkohë që nga pika doganore e Qafë Botës që është në funksion 24 orë tashmë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.

“Pika doganore e Qafë Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve.

Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe dhe autobusëve”, njofton ministria e Jashtme.

KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ (KLIKO KËTU) /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT