Tomorri sërish në rrezik, era dhe temperaturat rikativizojnë një vatër zjarri

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë riaktivizuar sërish një vatër zjarri në malin e Tomorrit.
Mësohet se vatra e zjarrit është në një lartësi mbi 1800 m, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Për shuarjen e saj kërkohet ndërhyrje nga ajri përpara se situata të eskalojë.