Afera e uniformave miliona euro/ Tenderi që i bëri “gropën” ish-drejtoreshës dhe 8 zyrtarëve të tjerë

Pas një hetimi të nisur prej disa muajsh, SPAK ka lëshuar urdhër për kontrolle në banesat e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Dyshohet se këto zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë, një tender që ka shkaktuar dëm ekonomik dhe shkelje në barazinë në tendera. Mësohet se operacioni po zhvillohet në Tiranë.

Deri më tani janë prerë 9 urdhër arreste, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e blerjeve të pasurive të Përqendruara, Edlira Naqellari. Ndërkohë që pritet që SPAK të dalë në një deklaratë zyrtare për operacionin. Por cili ësht tenderi që i bëri gropë 9 zyrtarëve të cilët janë ndaluar nga SPAK, Gazeta Shqip ju sjell në vëmendje tenderi i cili u kushtoi xhepave të shqiptarëve 23 milionë euro dhe u bëri gropën 9 zyrtarëve.

Si u zhvillua tenderi i Ministrisë së Brendshem?

Në 2019 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë hapi një tender, me procedurë të “kufizuar”, me vlerë 23 milionë euro, për uniformat e policisë deri në vitin 2023. Fituesi i tenderit u shpall në prill 2020, nga bashkimi i kompanive D&E shpk, Summer conf. s.r.l, Lovers s.r.l dhe Yakupoglu tekstil ve deri san. tic. as a. Vedat Yakupoglu.

Tenderi me vlerë 23 milionë euro për uniformat e Policisë u zhvillua në kohën kur ministër ishte Sandër Lleshaj. Ky tender u pa si i dyshimtë për disa arsye, ku një prej tyre ishte se në kundërshtim me ligjin e prokurorimeve, afati i garës u shkurtua nga 52 në 24 ditë.

Kompania Marsi-al, u ankua me e modifikimit të dokumneteve të tenderit. Kjo kompani kishte fituar dhe tenderin prej 960 mijë eurosh për prodhimin e uniformave të policisë në dhjetor 2015. Ankesa e kompanisë u hodh poshtë nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.

9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët që janë hetuar nga SPAK në tenderin uniformave të policisë janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Edlira Naqellari 8 ditë më parë u shkarkua nga detyra nga ministri Bledi Çuçi. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministri të Brendshme.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave./Gazeta Shqip

Afera e uniformave miliona euro/ Tenderi që i bëri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT